Nga Rajoni
25 November 2025
28 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe

Sot, bëhen 28 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore serbe.

Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik të Skenderajt, të cilat u tërhoqën me humbje.

Të nesërmen, forcat armike kishin nisur një ekspeditë ndëshkimore me dhjetëra automjete të blinduara për në Vojnik.

Adem Jashari me 10 luftëtarë i zuri pritë dhe, pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të përgjakura. Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsuara nga goditjet që u kishte dhënë Adem Jashari, filluan të qëllojnë pa mëshirë kundër kujtdo që shihnin dhe në fshatin Llaushë ata vranë mësuesin Halit Geci, në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe të nesërmen, më 28 nëntor 1997, transmeton KosovaPress.

Në këtë ceremoni, ku morën pjesë shumë njerëz, me urdhër të Adem Jasharit, dolën në tribunë për herë të parë përfaqësuesit e UÇK-së.



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti nga Debreshi: Nuk e di se si dalin të tjerët të thonë se na mbështet VMRO-DPMNE25 October 2021
Zaev: “Aman të jemi serioz, duhet të ketë regjistrim të popullsisë!”26 August 2021
Kamioni Del Nga Rruga Dhe Bie Në Liqen Në Kukës, Polumbarët E RENEA-S Në Kërkim Të Shoferit29 June 2020