Nga Rajoni
27 November 2025
“Mrizi i Zanave” sjell sofren më të madhe shqiptare për festat e Nëntorit – mbi 120 të ftuar në Shkodër, mes tyre edhe Presidentja e Kosovës

“Mrizi i Zanave”, marka më e suksesshme e agroturizmit shqiptar, vjen këtë herë me një surprizë të madhe në kuadër të festave të Nëntorit: sofren më të madhe të realizuar ndonjëherë në trojet shqiptare. Në Shkodër, nën organizimin e Bashkisë, do të shtrohet një tryezë e jashtëzakonshme që do të mbledhë mbi 120 të ftuar nga të gjitha trevat shqiptare. Në mesin e tyre pritet të jetë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me personalitete të tjera të jetës publike. Sofra, e mbushur me produkte autentike të tokës shqiptare, vjen si një festim i traditës, mikpritjes dhe pasurisë bujqësore që “Mrizi i Zanave” e ka ngritur në një standard shembullor. Ky agrobiznes i njohur, i cili prej vitesh promovon prodhimet vendase dhe gastronominë shqiptare, vazhdon të mbetet një ndër modelët më të suksesshëm të zhvillimit rural dhe të turizmit kulinar në vend. Ky aktivitet jo vetëm feston Nëntorin, por edhe fuqinë e bashkimit dhe vlerësimit të trashëgimisë sonë të përbashkët.



Të ndryshme
Më shumë
“S’ta lejoj, je e paedukatë”, gjesti i Semit indinjon Ilirin19 October 2021
LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për "Alta Bankën" që nga dhjetori, qeveria është në panik 9 November 2026
Nesër do të mbahet raundi i dytë zgjedhor në Bërvenicë, sot votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm31 October 2026