Nga Rajoni
28 November 2025
Shqipëria feston 113 vjetorin e Pavarësisë

Shqipëria feston 113 vjetorin e Pavarësisë. Festa ka filluar në të gjithë vendin me aktivitete të shumta, ndërsa manifestimi kryesor u mbajt në Vlorë, ku janë mbledhur shqiptarë nga e gjithë bota, për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit. Në këtë event, morën pjesë shumë personalitete të vendit, përfshirë presidentin dhe kryeministrin shqiptarë Bajram Begaj dhe Edi Rama. Në ceremoni mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Atmosfera e 28 Nëntorit, si kudo ku ka shqiptarë, ndjehet edhe në Kosovë. Krahas flamujve kuq e zi nëpër rrugë, dhe aktiviteteve të shumta festive, në Kosovë po kryhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz. Atje përveç shënimit të 113 vjetorit të shtetit shqiptarë, përkujtohet edhe ditëlindja e heroit kombëtarë Adem Jashari. Këtë vit krerët më të lartë të Kosovës, janë ndarë, pasi për dallim nga presidentja Osmani e cila ndodhet në Shqipëri, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ishte në Prekaz në kompleksin memorial, Adem Jashari.



Të ndryshme
Më shumë
Ridvan Berisha: Albin ndali zagartë!24 June 2021
Bëhet viral rrëzimi i Beniadës në Big Brother VIP28 January 2022
Mickoski: OBRM-PDUKM do të fitojë në pjesën më të madhe të komunave 1 September 2021