Nga Vendi
30 November 2025
Komuna e Tetovës shpall 1 Dhjetorin ditë zie për Shpat Kasapin

Komuna e Tetovës ka shpallur 1 Dhjetorin 2025 (e hënë) ditë zie në territorin e saj, me rastin e vdekjes së këngëtarit të njohur tetovar Shpat Kasapi.

Vendimi është miratuar nga Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur më 30.11.2025, duke u bazuar në nenin 36, paragrafi 1, pika 15 të Ligjit për vetëqeverisje lokale.

Sipas vendimit, dita e zisë shpallet “për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi”, ndërsa institucioneve publike, personave juridikë dhe qytetarëve u rekomandohet që në këtë ditë të përmbahen nga organizimi i ceremonive solemne, argëtuese dhe ngjarjeve muzikore.

Në vendim theksohet se ai hyn në fuqi ditën e miratimit dhe do të publikohet në “Fletoren Zyrtare të Komunës së Tetovës”.

Shpat Kasapi, një nga emrat më të njohur të muzikës moderne shqipe, ndërroi jetë papritur pas një ataku kardiak në moshën 40-vjeçare, duke shkaktuar trishtim të madh te familja, miqtë, kolegët dhe admiruesit e tij në mbarë hapësirën shqiptare.



Të ndryshme
Më shumë
Këta janë 20 këshilltarët e Kurtit, kaq paguhen 5 July 2021
Egli Tako na prezanton me dhuratat që pranoi për ditëlindje15 September 2026
33-vjeçarit i qëndroi telefoni në bark 4 ditë, mjeku: Bateria ishte më e rrezikshmja sepse mund të shpërthente31 August 2021