ShowBiz
30 November 2025
Artistë nga të gjitha trojet shqiptare i dhanë lamtumirën e fundit Shpat Kasapit në Tetovë.

Në ceremoninë mortore, të realizuar si një homazh artistik në Tetovë, morën pjesë emra të njohur të skenës muzikore shqiptare, mes tyre Erik Lloshi, Tuna, Big Mama, Labi, Dafina Zeqiri, Blero, Bes Kallaku dhe shumë artistë të tjerë. Të gjithë të veshur në të zeza dhe të emocionuar, ata dëshmuan edhe një herë dimensionin njerëzor dhe artistik të Shpat Kasapit, një figure të dashur për publikun dhe kolegët e tij. Artistët e pranishëm e kujtuan këngëtarin tetovar si një njeri të qeshur, të përzemërt dhe të përkushtuar ndaj muzikës, duke theksuar se kujtimet me të do të mbeten të çmuara për secilin prej tyre.

 



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Marrëveshja e Prespës nuk është punë e kryer 9 July 2021
12 viktima dhe 132 raste të reja me Covid-19, shërohen 112 pacientë29 June 2020
Nesër vendimi final për vitin e ri shkollor10 August 2020