Nga Vendi
1 December 2025
Komuna e Çairit shpall ditë zie për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi

“Sot, në mbledhjen e 4-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua vendimi për shpalljen dite zie të ditës së hënë, 1 dhjetor 2025, në territorin e komunës sonë. Ky vendim pasqyron pikëllimin e thellë të komunitetit tonë për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi, një artist i dashur që la gjurmë të veçanta në skenën muzikore shqiptare”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.

Të martën, më 2 dhjetor 2025, në ora 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup organizohet mbledhje komemorative.

“Së bashku me qytetarët, miqtë dhe artdashësit do të shprehim nderimin për veprën dhe kontributin e tij. Po ashtu, libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur nga e marta deri të premten, në teatër, për t’u mundësuar të gjithëve të lënë mesazhin e tyre të ngushëllimit. Vendimi për ditën e zisë hyn në fuqi ditën e publikimit në Fletën Zyrtare të Komunës së Çairit”, thuhet në njoftim. 



Të ndryshme
Më shumë
Mbi një milion qytetarë janë regjistruar në Maqedoni20 September 2021
Dy viktima të reja nga Covid-19 në Shqipëri24 July 2020
Nuk ka konsensus për rezolutën e OBRM-PDUKM-së, deri nesër dokumenti do të dorëzohet në Kuvend 8 July 2021