Nga Vendi
3 December 2025
Igli Tare bën gjestin e madh: Ndihmon kthimin e trupit të Shpat Kasapit në vendlindje

Një akt i rrallë humaniteti ka ardhur nga drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, i cili është angazhuar personalisht në procesin e transportimit të trupit të këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi nga Italia drejt Maqedonisë së Veriut. Familja e artistit, përmes vëllait të tij Albinit, ka njoftuar për Sportmania se ndërhyrja e Tares ka qenë vendimtare për përshpejtimin e procedurave, duke bërë të mundur që kthimi i trupit të realizohej në kohë rekord. Ky gjest i ndjeshëm dhe fisnik është pritur me mirënjohje të thellë nga familjarët dhe është vlerësuar gjerësisht nga opinioni publik, si shembull i solidaritetit dhe mbështetjes në momente të vështira.

 



Të ndryshme
Më shumë
Viti i ri 2024 e gjen Einxhel me një ‘look’ të ri që e krijoi vetë10 January 2024
Hristijan Mickoski: “Ekonomi me rregulla, shtet me dinjitet – lufta kundër ekonomisë gri është proces, jo fushatë”18 February 2026
Sot do të fillojë pagesa e pensioneve29 June 2021