Nga Vendi
19 July 2020
Policia e Maqedonisë me aksion kundër motoçiklistët që organizojnë gara ilegale mes tyre

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, mbrëmë në nga ora 19:00 deri në ora 1 në mëngjes policia e SPB-Shkup zbatoi kontroll për zbulimin e motoçiklistëve që organizojnë gara ilegale në Shkup dhe rrethinë.

Policia, sipas njoftimit, dënoi shtatë motoçiklistë te të cilët u konstatuan disa kundërvajtje.

“Aksioni është zbatuar nga Sektori për Çështje Komunikacioni pranë Byrosë për Siguri Publike në koordinim me Departamentin për Siguri të Komunikacionit Rrugor pranë SPB – Shkup, në kuadër të masave kundër ‘garuesve ilegalë’ në rrugët e Shkupit”, shprehen nga MPB./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
ASh-AAA-ja kërkon heqjen e taksës në rrugën Tetovë-Gostivar: Qytetarët të ngrejnë zërin 6 July 2021
“U tmerrova”, gruaja gjen 1 miliard dollarë në llogari22 June 2021
Kosova “pushton” kërkimet në Turqi para finales vendimtare për Botërorin 202628 March 2026