Nga Vendi
4 December 2025
Ali Ahmeti u bën thirrje shqiptarëve për protestë më 13 dhjetor në Shkup

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për një protestë mbarëpopullore më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbej” në Shkup. Sipas Ahmetit, tubimi synon të shprehë mbështetjen për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me procese gjyqësore në Hagë. Ai u ka kërkuar shqiptarëve që të jenë të bashkuar dhe të tregojnë, siç tha ai, solidaritet me ata që “kanë dhënë gjithçka për lirinë”.

Organizatorët presin pjesëmarrje nga qytetarë të Shkupit dhe nga mbarë trevat shqiptare. Nuk janë bërë të ditura masa të veçanta për sigurinë, ndërsa institucionet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar lidhur me protestën. / Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Ish-konkurrentja e Përputhen i reagon hoxhës që u kërkoi burrave të bënin sa më shumë seks për të fituar sevape23 September 2021
Vesa Luma reagon për Big Bastën: Nuk e dija që do më dhimbte…10 May 2025
Albin Kurti: Marrëveshje për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, monument i djegur gjatë luftës 2 May 2026