Nga Vendi
4 December 2025
Mickoski: Çairi respektoi flamurin shtetëror për 28 Nëntorin, por Struga jo, i kam dërguar mesazh Qyrës

Kryeministri Hristijan Mickoski në takimin e mbajtur me gazetarët ka lavdëruar Komunën e Çairit se për festën e 28 Nëntorit krahas flamurit shqiptar është vendosur edhe ai i shtetit, ndërsa ka dërguar kritika të ashpra ndaj kryetarit të Strugës, Mendi Qyra, për shkak se është festuar vetëm me flamurin shqiptar.

Mickoski mes tjerash tha se ai i ka dërguar edhe SMS porosi kryetarit të Strugës për këtë gjë.

Për Qyrën, Mickoski komentin e përfundoi duke thënë se “Për fat të keq mundësi për përshtypje të dytë nuk ka, ndërsa përshtypja e parë ishte katastrofë”./Shenja



Të ndryshme
Më shumë
Osmani në Washington: “Bashkë me Amerikën për paqen dhe sigurinë globale”20 February 2026
Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin26 March 2026
Ndalohet një polic i burgut, MPB: Tentoi të fus drogë në burgun e Idrizovës16 July 2025