Nga Vendi
12 December 2025
Detaje të reja nga rrëzimi i Avionit Sportiv në Liqenin e Mavrovës

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se sot (12.12.2025) në ora 12:35 është raportuar se një avion i vogël sportiv ka rënë në Liqenin e Mavrovës, në afërsi të digës “Kanali i Beliçit”.
“Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore. Zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Mavrovë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë bisedës me ta, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin ka aterruar në liqen”, thuhet në njoftimin e SPN-Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
A do të bëhët Naser Ziberi Avokati Popullit? Flet Grubi (VIDEO)30 August 2020
Liderët progresistë mblidhen në Barcelonë, fokus bashkëpunimi dhe sfidat globale18 April 2026
A ka ardhur koha për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut?13 July 2020