Nga Vendi
13 December 2025
MPB zbardh rrahjen brutale të djeshme të nxënësve nga shkolla fillore “Dituria” në Saraj

Ministria e Punëve të Brendshme ka zbardhur rrahjen brutale të djeshme të nxënësve nga shkolla fillore “Dituria” në Saraj. Siç njoftojnë nga MPB, dje në ora 12:00 është denoncuar se gjashtë nxënës filloristë kanë rrahur dy nxënës të tjerë të klasës së nëntë. Ministria e Brendshme ka realizuar intervistë zyrtare me prindërit e fëmijëve të rrahur dhe të sulmuesve. Tek njëri prej të sulmuarve janë konstatuar lëndime të rënda trupore derisa tek nxënësi tjetër janë konstatuar lëndime më të lehta. Policia ka identifikuar nxënësit që kanë sulmuar të cilët janë të moshës 13 deri 15 vjeç. Është njoftuar dhe Prokuroria Publike dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “dhunë”. /Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Siç ndodh rëndom kur afrohen zgjedhjet, Kuvendi ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin e Kodit zgjedhor15 August 2025
Ja si dukej Eli Fara para 24 vitesh 3 August 2021
Shkencëtarët po përpiqen të rindërtojnë njerëzimin nga kodi i papërpunuar gjenetik 4 July 2025