Sport
15 December 2025
Topi i Artë 2025 / Xhesika Ndoj shpallet “Talenti i Vitit” për vajza për të dytin vit radhazi


Xhesika Ndoj është shpallur për të dytin vit radhazi fituese e çmimit “Talenti i Vitit” në kategorinë e vajzave, gjatë mbrëmjes gala “Topi i Artë 2025”.

Futbollistja e re u vlerësua për paraqitjet e qëndrueshme, progresin e vazhdueshëm dhe potencialin e saj gjatë gjithë sezonit.

Ky çmim vlerëson pasionin, përkushtimin dhe vendosmërinë e vajzave që sfidojnë paragjykimet dhe ndjekin ëndrrën e tyre për t’u afirmuar në futboll. Në garë për këtë trofe ishin të nominuara edhe Albana Malaj, Ambra Reshiti dhe Klesta Ago.

Trofeu iu dorëzua Xhesika Ndojt nga ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Foto Strakosha, i cili e përgëzoi për këtë arritje të rëndësishme./ Almakpress

Gazetare: Mirela Haxhiaj 



Të ndryshme
Më shumë
Mësuesja boton foton e maturës me Musaenin dhe shkruan një elegji: Sa zemra trishtove, kalove pandeminë, por plumbin se mashtrove…29 June 2021
Ali Ahmeti pranon debat, por thotë që opozita ta zgjedh një kryetar që do ti përfaqësoj 5 July 2020
Figurat kryesore politike në rajon reagojnë për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit26 November 2025