Sport
15 December 2025
“Formacioni i Vitit 2025” Një ndërthurje mes Kundërshtarësh

 

Të votuar nga specialistët e futbollit edhe gazetarët sportiv ky është formacioni i përzgjedhur për vitin 2025 nga porta në sulm.

Portieri më i mirë i vitit është Mario Dajsinani, futbollist i Egnatias dhe i Kombëtares shqiptare.

Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë: Emiljan Musta (AF Elbasani), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Naser Aliji (Dinamo City) dhe Abdurrahman Fangaj (Egnatia).

Në mesfushë janë përzgjedhur: Adnard Mehmeti (Partizani), Albano Aleksi (Egnatia) dhe Esat Mala (Vllaznia).

Treshja e sulmit përbëhet nga: Dejvi Bregu (Dinamo City), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Baton Zabërgja (Dinamo City).

Për shpalljen e emrave fitues në skenë ishin ish-futbollistët e njohur shqiptarë, Kreshnik Çipi dhe Mujo Targaj, të cilët dorëzuan trofetë për 11 lojtarët e përzgjedhur./Almakpress


Gazetare Mirela Haxhiaj



Të ndryshme
Më shumë
Macron kërkon euroobligacione: BE-ja duhet të sfidojë dominimin e dollarit dhe varësinë nga SHBA e Kina10 February 2026
VLEN: Urime Koalicionit Shqiptar për rezultatin e arritur, përshëndesim ndryshimin politik në Serbi26 October 2026
Shoferi i “çmendur” futet kundërvajtje, si i shpëtoi aksidentit Sali Berisha26 November 2021