Nga Rajoni
19 July 2020
Shqipëri: Regjistrohen 82 raste të reja dhe një viktimë nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 331 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 69-vjeçare nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë, me gjithë trajtimin dhe përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.

Ndërkohë do të vijojë kryerja e testeve serologjike për personelin shëndetësor, dhe një kampionim i popullatës do të kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik.

Deri më tash në Shqipëri janë konfirmuar 4090 raste me koronavirus, prej tyre 2311 janë të shëruar, 1667 janë raste ende aktive dhe 112 persona kanë vdekur



Të ndryshme
Më shumë
Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus21 October 2021
Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve: Një i arrestuar në Shkup dhe një në Manastir18 January 2026
Pamje të autobusit nga aksidenti tragjik në Kroaci ku humbën jetën 10 bashkatdhetar27 July 2021