Sport
15 December 2025
Tifozët zgjedhin zemrën e tyre “Kuq e Zi”

Tifozët zgjedhin zemrën e tyre "Kuq e Zi"

Mario Mitaj zgjidhet si lojtari "Zemra Kuq e Zi". Kualifikimi për herë të parë në fazën play-off të Kampionatit Botëror 2026 ishte kurorëzimi i një viti historik për futbollin shqiptar. Kombëtarja ia doli të siguronte vendin e dytë në grupin K, ku ishte shortuar me Anglinë, Serbinë, Letoninë e Andorrën.

Ashtu sikurse edhe në vitin e kaluar të mbrëmjes gala, edhe këtë vit u nderua me trofeun “Zemra Kuq e Zi” një nga lojtarët e Kombëtares. Ky çmim është votuar nga të gjithë anëtarët e klubit “Tifozët e Kombëtares”.

Tifozët patën mundësi të votonin përmes një e-mail-i të dërguar nga FSHF dhe pas numërimit të votave, fitues u shpall mbrojtësi kuqezi, Mario Mitaj.

Ky trofe pasqyron vlerësimin e tifozëve për paraqitjet e tij të jashtëzakonshme dhe përkushtimin ndaj fanellës kuqezi. Trofeun ia dorëzoi Lorik Cana, ish-kapiteni legjendar i Kombëtares./ Alamkpress

Gazetare Mirela Haxhiaj



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Lehtësim të masave për organizimet në ambiente të mbyllura27 October 2021
Shikorski: Jeta jashtë BE-së ekziston, por brenda saj është më e mirë, Shkupi kërkon qartësi në rrugën evropiane25 March 2026
Kaos me konkurset shtetërore, anulime të njëpasnjëshme për poste kyçe dhe dyshime për ndikim politik17 April 2026