Sport
15 December 2025
Shokët e Kombëtares zgjedhin më të mirin e tyre

 

Berat Gjimshiti zgjidhet si lojtari më i mirë i Kombëtares Shqiptare. Përzgjedhja e tij si “Lojtari i Vitit i Kombëtares” u bë përmes votave të vetë futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

Për të dytin vit radhazi, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”, ku një hapësirë e veçantë i kushtohet Kombëtares shqiptare, kapiteni Berat Gjimshiti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.


Berat Gjimshiti udhëhoqi Kombëtaren shqiptare drejt një tjetër arritjeje historike, duke siguruar kualifikimin në fazën play-off të Kupës së Botës, ku Shqipëria, për herë të parë në histori, në mars të vitit 2026 do të tentojë të sigurojë një vend në Botëror./Almakpress

Gazetare Mirela Haxhiaj



Të ndryshme
Më shumë
Qiraxhiu që nuk do donit ta kishit, la pas 5000 kanoçe birrë në apartament19 August 2021
Zbulohet, Shqipëria gati të presë 30 mijë afganë, përfaqësues të UNHCR-në takohen sot me qeverinë për kostot19 August 2021
Grubi takon ambasadoren gjermane: Jemi gati t’i nisim bisedimet për anëtarësim në BE 7 September 2020