Nga Vendi
18 December 2025
Gjykata Penale refuzon ankesën, avokati Fehmi Stafa mbetet në paraburgim

Avokati Fehmi Stafa mbetet në paraburgim, ankesa e tij kundër paraburgimit 30-ditor, që i është caktuar për marrje ryshfeti, është refuzuar.

“Këshilli i Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, duke vepruar sipas ankesës së mbrojtjes së të dyshuarit F.S., ish-prokuror shtetëror, kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake me të cilin të dyshuarit i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pas një seance dhe këshillimi, nxori vendim me të cilin, ankesa refuzohet si e pabazuar dhe vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake mbetet në fuqi.

Domethënë, F.S., për të cilin ekziston dyshim i arsyeshëm për vepër penale, “Marrje shpërblimi” për ndikim të paligjshëm, mbetet në paraburgim për shkak të ekzistencës së rrethanave sipas nenit 165, paragrafi 1, pikat 1 dhe 2, pra “Rreziku i arratisjes dhe Ndikimi mbi dëshmitarët””, njoftojnë nga Gjykata Penale e Shkupit.



Të ndryshme
Më shumë
Ministri i shëndetësisë Azir Aliu tha se emërimi i Igor Kuzmanovskit, në krye të Neurologjisë, ishte bërë konform ligjit16 October 2025
Trump hedh dyshime për gjendjen e Mojtaba Khameneit, raportohet për lëndime gjatë sulmeve16 March 2026
A kishte pëlqim ndaj Donaldit? Përgjigjet Beniada14 March 2022