Nga Vendi
20 December 2025
Thaçi: PDSH do të jetë derë e hapur edhe për anëtarët e partive të tjera

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në Kuvendin e partisë tha se çdo anëtar nga partitë e tjera, e ka derën e hapur në PDSH. 

Ai ndër të tjera shtoi se ky subjekt politik ka dije për angazhimin e tyrë politik në të mirën e shqiptarëve në Maqedoni. 

“Kam plan serioz, kam plan të saktë se ku dua të arrij. Nuk është kjo se PDSH me inat do të bëjë diçka, por sepse ne kemi dije. Anëtarët e BDI-së apo edhe partivë të tjera, njësoj duhet të ndihen edhe në PDSH, ne jemi derë e hapur. Ne angazhohemi për finale e domosdoshme për shqiptarët në Maqedoni”, tha Thaçi.
Kujtojmë se PDSH tashmë disa javë ka filluar rikonstrumin e kryesisë dhe degëve të parties, pasi Menduh Thaçi vendosi të largohet nga Fronti Evropian, duke mos e përkrahur koalicionin e njejtë në zgjedhjet që u mbajtën në muajin tetor.



Të ndryshme
Më shumë
Fifi shtatzënë? Postimi i çiftit që i futi të gjithë në dyshime14 March 2022
Rodri refuzoi Real Madridin, por tregon detaje nga telefonata e veçantë me Mourinhon15 September 2026
Nichi dhe Vjollca hapin zemrën, rrëfejnë dhimbjen për humbjen e prindërve 5 November 2026