Nga Vendi
21 December 2025
Dy shtetas të Maqedonisë humbin jetën në aksident në autostradën Beograd – Nish

Dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi herët në mëngjes në autostradën Beograd – Nish në Serbi.

Sipas informacioneve nga mediat serbe, automjeti në të cilin udhëtonin doli nga rruga. Aksidenti ndodhi pranë daljeve të Umçarit.

Sipas mediave serbe, vetura e markës “Seat” me targa gjermane ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Raportohet se nga makina e aksidentuar u nxorën trupat e një burri dhe një gruaje, të cilët u konfirmuan se janë shtetas të Maqedonisë.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria e re, partitë pa detaje për negociatat18 July 2020
Vulin përsërit këcënimin: Ushtria serbe është në gatishmëri për çdo urdhër të Vuçiqit24 September 2021
Talebanët në ditën e parë ndalojnë serialet turke dhe ato indiane, heqin edhe reklamat17 August 2021