Nga Vendi
23 December 2025
Nga 1 janari, shtrenjtohet rryma

Nga 1 janari 2026, çmimi i energjisë elektrike do të rritet me 2,45 për qind në bllokun e parë, me 2,87 për qind në bllokun e dytë, me 3,32 për qind në bllokun e tretë dhe me 3,84 për qind në bllokun e katërt, ndërsa tarifa e lirë do të rritet me 2,5 për qind.

“Në vend të rritjes së propozuar prej 7,66 për qind që EVN Home kishte dorëzuar në vendim, Komisioni Rregullator për Energjetikë (RKE), pas analizave të kryera dhe rillogaritjeve, vendosi që në bllokun e parë të ketë një korrigjim prej 2,45 për qind. Në bllokun e dytë çmimi do të rritet me 2,87 për qind, ndërsa propozimi i EVN Home ishte rritje prej 8,54 për qind. Në bllokun e tretë çmimi do të rritet me 3,32 për qind, edhe pse ishte propozuar rritje prej 9,63 për qind, ndërsa në bllokun e katërt rritja është 3,84 për qind, në vend të 11,86 për qind sa ishte propozuar”, njoftoi sot kryetari i RKE-së, Marko Bislimovski.

Ai theksoi se për 85 për qind të familjeve, shtrenjtimi do të jetë 2,28 për qind, ose 57–70 denarë në faturën mesatare.

Sa i përket tarifës së lirë, EVN Home kishte propozuar rritje prej 3,96 për qind, ndërsa RKE vendosi që ajo të korrigjohet në 2,50 për qind.



Të ndryshme
Më shumë
Mbështetja për anëtarësinë në NATO bie në Mal të Zi, rritet ndikimi proruso25 October 2025
Bebe Rexha joshëse nga palestra, tregon të pasmet gjatë ushtrimeve29 July 2021
“Don Xhoni paguan 10 milionë lekë sponsorizime për klikime”, këngëtari shqiptar shpërthen keq22 July 2021