Nga Vendi
25 December 2025
Gashi uron qytetarët e besimit katolik: Festa e Krishtlindjeve sjell mesazhe paqeje, solidariteti, humanizmi dhe respekti të ndërsjellë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, i ka uruar qytetarët e besimit katolik për festën e Krishtlindjeve.

Gashi në Facebook shkruan se kjo festë sjell mesazh paqeje, solidariteti, humanizmi dhe respekti të ndërsjellë.

"Me rastin e Krishtlindjeve, në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u shpreh urime të sinqerta të gjithë besimtarëve katolikë në vend. Festat e Krishtlindjeve sjellin mesazhe paqeje, solidariteti, humanizmi dhe respekti të ndërsjellë, vlera që janë themeli i çdo shoqërie demokratike dhe multietnike".
"Ju uroj të kaloni festat me shëndet, paqe dhe ngrohtësi familjare, me shpresë dhe optimizëm për vitin që vjen", ka shkruar Gashi.



Të ndryshme
Më shumë
Shqiptari me 3.2 kg kokainë, i vë pistoletën në kokë policit 7 July 2020
Pas dy javëve do të ketë raund të dytë për kryetar komune në Bërvenicë19 October 2026
Këngëtarët që dikur punonin punë krejt të zakonshme para se të bëheshin të famshëm 9 October 2026