Nga Vendi
26 December 2025
Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 75-të plenare

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 75-të plenare, në rend  dite të së cilës të pashqyrtuara kanë mbetur edhe nëntë pika.

Para deputetëve janë Propozim-ligji për ratifikimin e Protokollit shtesë 7 për zgjidhjen e kontesteve të Marrëveshjes për ndryshimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, Strategjia Fiskale e reviduar e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitet 2026-2030, Propozim-ligj për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për financimin e projektit “Rinovimi i parkut të mjeteve ngarkuese” të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transporti SHA Shkup, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për barna dhe mjete mjekësore, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Me procedurë të shkurtuar janë edhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontributet e sigurimit social të detyrueshëm, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për nëpunës administrativë dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për shërbime pagesore dhe sisteme pagesore.



Të ndryshme
Më shumë
Gashi nuk është për zgjedhje të parakohshme: Të përpiqemi të përfundojmë mandatet, më pas qytetarët të na vlerësojnë12 January 2026
Gjashtë javë burgim për ata që nuk mbajnë maskën…20 August 2021
Edhe katër ditë fushatë, përforcohen aktivitetet zgjedhore të partive në Maqedoni26 October 2021