Nga Vendi
26 December 2025
Lëvizja Arbëria hap Zyrën e saj në Shkup

Me një ceremoni solemne dhe në prani të anëtarëve, simpatizantëve dhe mysafirëve të shumtë, Lëvizja Arbëria hapi Zyrën e saj në ambientet e Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në Shkup. Ngjarja u shënua edhe nga pjesëmarrja e liderëve të koalicionit VLEN, të cilët me praninë e tyre i dhanë peshë politike dhe simbolike këtij momenti.

 

Hapja e Zyrës përfaqëson një hap të rëndësishëm në organizimin dhe angazhimin publik të Lëvizjes Arbëria, me fokus në forcimin e zërit politik dhe përfaqësimin e interesit qytetar. Pas ceremonisë, u mbajt edhe një konferencë për shtyp, ku u prezantuan qëndrimet, objektivat dhe aktivitetet e ardhshme të lëvizjes. ALMAKpress



Të ndryshme
Më shumë
Bislimovski: KRRE duhet ta përcaktojë edhe çmimin e ujit, pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike24 June 2021
Nuredini: Parku Kombëtar i Malit Sharr do të lidhet me parqet tjera me të cilat kufizohet 7 July 2021
Çairi në kantier: Mexhiti inspekton punimet në disa rrugë dhe hapësira publike18 September 2026