Sport
1 January 2026
Provimi i fundvitit në Klubin e Karatesë Arion përmbylli vitin sportiv 2025

 

 

Dje u mbajt provimi i fundvitit në Klubin e Karatesë Arion në Tetovë, me miratim nga Karate Akademia e Maqedonisë së Veriut, ku nxënësit u testuan për gradimet 5-KYU (brezi i verdhë) dhe 4-KYU (brezi i kuq), duke u përmbyllur zyrtarisht viti sportiv 2025. Aktiviteti u zhvillua nën udhëheqjen e Veton Muratit, instruktor botëror i karatesë (5 Dan), komesar i garave pranë Federatës së Karatesë së Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i Klubit të Karatesë Arion. Procesi i vlerësimit u realizua nga një Komision Vlerësues me përbërje profesionale. Në përbërje të komisionit morën pjesë Prof. Berat Jakupi, ish-kampion i shumëfishtë evropian dhe kryetar i Klubit të Karatesë ASIART – Gostivar, znj. Griselda Geci, defektologe dhe drejtoreshë e Qendrës “Fluturo për Jetën”, z. Hajredin Azizi, anëtar i jashtëm i nderit, mbështetës i sportit të karatesë dhe ish-karatist, si dhe Veton Murati si kryetar i Komisionit Vlerësues.

 

 

 

Nxënësit u vlerësuan pozitivisht, pasi përmbushën kushtet e demonstrimit të disiplinës dhe teknikave bazë Kihon, luftës me kundërshtar të imagjinuar Kata, si dhe disiplinës së demonstrimit të dyluftimit nga teknikat Kumite. Në përfundim të provimit, kandidatët u graduan me sukses me titujt 5-KYU dhe 4-KYU, duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe përparim teknik.

 

 

Klubi i Karatesë Arion shprehu falënderim për Komisionin Vlerësues, asistentët e klubit Drin Limani dhe Amin Osmani, prindërit dhe nxënësit për angazhimin dhe disiplinën e treguar gjatë gjithë vitit sportiv.



Të ndryshme
Më shumë
BDI-ja propozon Jeton Shaqirin për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës 22 August 2020
Prifti grek që iu gjet kokainë sulmon me acid klerikët që do të merrnin masa24 June 2021
Ahmeti: Zaev flet pasi pi 3 gota raki, Zaev: Nuk pi alkool, asnjëherë s’kam qenë i dehur 7 July 2020