Nga Vendi
2 January 2026
Shkup: Humb jetën fëmija 2-vjeçar i plagosur nga plumbi qorr në natën e Vitit të Ri

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Qendrën Klinike në Shkup ka ndërruar jetë fëmija dyvjeçar që u plagos rëndë gjatë natës së Vitit të Ri. Sipas të dhënave paraprake, fëmija ishte goditur nga një plumb qorr, i cili dyshohet se u shkrep gjatë festimeve.

Nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kanë bërë të ditur se është lëshuar urdhër për obduksion të trupit, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe vazhdimin e procedurave hetimore.



Të ndryshme
Më shumë
Biznesmeni masakron gruan, vret veten pas përleshjes me policinë (FOTO)15 May 2020
Gjashtë viktima dhe 153 raste të reja me Covid-1925 June 2020
Emina Çunmulaj feston ditëlindjen dhe nuk do ta besoni sa vjet ka mbushur12 September 2026