Nga Rajoni
7 January 2026
Kurti siguron shumicën: Deputetët e komuniteteve hapin rrugën për “Qeverinë Kurti 3”

 

Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse ka arritur të sigurojë 57 ulëse në Kuvend nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, pritet ta formojë Qeverinë e re pa pasur nevojë për koalicion paraprak me partitë shqiptare. Për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë nevojiten së paku 61 vota, ndërsa ky prag duket se do të kalohet falë mbështetjes së deputetëve nga komunitetet serbe dhe jo serbe.

 

Gatishmëri për bashkëpunim me Albin Kurtin ka shprehur kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, i cili ka deklaruar se është i gatshëm ta votojë formimin e “Qeverisë Kurti 3”, duke theksuar se kërkesat e tij lidhen me përmirësime teknike në interes të qytetarëve serbë. Po ashtu, mbështetje kanë konfirmuar edhe përfaqësues nga komuniteti ashkali dhe rom, të cilët kanë deklaruar se do të votojnë pro konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja. Sipas deklarimeve të deritanishme, Vetëvendosje pritet të sigurojë rreth 65 vota, duke krijuar kështu një shumicë të qëndrueshme parlamentare. Megjithatë, ende mbetet e paqartë qëndrimi i disa përfaqësuesve nga komuniteti boshnjak dhe egjiptian, të cilët më herët kishin shprehur rezerva ndaj një qeverie të udhëhequr nga Kurti.

 



Të ndryshme
Më shumë
Austria e vendos Maqedoninë në listën e vendeve të sigurta nga pandemia23 June 2021
697 persona të prekur nga Kovidd-19 dhe 9020 të sëmurë kronik do të votojnë më 13 korrik 9 July 2020
SHBA-të këtë javë i dërgojnë vaksinat kundër COVID-19 në Kosovë19 August 2021