Nga Vendi
10 January 2026
Aksident fatal në Shkup: shoferi 18-vjeçar në arrati, policia shpall urdhër-arrest

SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave lidhur me aksidentin rrugor fatal që ndodhi dje rreth orës 11:30 në rrugën “Fronti Popullor” në Shkup. Një automjet Volkswagen Passat, i drejtuar nga S.S. (18), përplasi një grua 79-vjeçare e cila humbi jetën nga plagët e marra, ndërsa shoferi u largua nga vendi i ngjarjes. Policia identifikoi automjetin përmes kamerave të “Qytetit të Sigurt” dhe arrestoi dy persona për ndihmë në arratisje. Shoferi 18-vjeçar dhe babai i tij janë në arrati, ndaj tyre është shpallur urdhër-arrest, ndërsa dy automjetet e përdorura janë sekuestruar.



Të ndryshme
Më shumë
Mësimi, fati i nxënësve varet nga kushtet në shkolla 1 September 2020
Deputeti i AfD-së: Nuk mund të injorohet fakti se 92% e banorëve të Kosovës janë shqiptarë14 September 2026
Transporti publik nesër për ditën e pavarësisë do të qarkullojë sipas orarit të së dielës 7 September 2020