Nga Vendi
19 July 2020
Vlojnë strukturat lokale të ASH-së në Strugë . Humbja e 6 e Selës nga Ahmeti, ka filluar ti ngjajë Menduhit

Zijadin Sela fitoi 12 deputetë bashkë me partinë në pushtet Alternativën por i humbi edhe kësaj rradhe zgjedhjet Parlamentare në Maqedoninë e Veriut informon TetovaSot .

Janë disa cikle zgjedhore që kreu i LR PDSH-së së dikurshme dhe tani i ASH-së Zijadin Sela po i humb në mënyrë serike përfshirë edhe zgjedhjet e kaluara Parlamentare , ato Lokale dhe Presidenciale kur përkrahën një kandidat të pavarur si Blerim Reka.
Por tashmë karrikja e tij për të qenë në kreun e ASH-së ka filluar të lëkundet .”Epiqendra “e këtyre lëkundjeve për Selën vjen pikërisht nga zona e tij të cilët kanë shprehur pakënaqësi të mëdha shkaku se ai jo vetëm që humbi zgjedhjet por akoma më keq ai ka humbur madje edhe në zonën e tij elektorale.

Informacionet flasin se strukturat lokale të Ash në Strugë po vlojnë dhe kërkojnë llogari nga kreu i partisë së tij

Të përkujtojmë se kjo është humbja e 6 e Selës nga Ahmeti,ndërsa strukturat partiake sidomos në Strugë kanë filluar ti japin epitetin se ai nuk dallon fare nga Menduh Thaci .Sela u largua nga PDSH për disa parime ndërsa tani ai është bërë vetë pjesë e zaptimit të kreut të partisë që nuk jep llogari as në humbje .TetovaSot



Të ndryshme
Më shumë
Tensione në protestë, shoqërohen protestues dhe përplasje me policinë në Tiranë22 March 2026
Plaku mashtron keq shoferët që vozisin shpejt: Del në rrugë me tharës flokësh si radar 3 September 2021
Revokohen 18 licenca të prodhuesve të marihuanës mjekësore 6 February 2026