Nga Rajoni
10 January 2026
Fatmir Shehollit i vazhdohet paraburgimi

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit Fatmir Shehollit, i arrestuar më 9 tetor nën dyshimin për spiunazh. Vendimi është marrë pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, e cila bëri të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e PSRK-së. Sipas aktvendimit të datës 09.01.2026, paraburgimi i të pandehurit F.SH. do të zgjasë deri më 09.03.2026. Sheholli dyshohet se ka kryer veprën penale të spiunazhit në vazhdimësi.

 



Të ndryshme
Më shumë
Beqarovski për kandidatët për kryetar komune: Paratë për billborde dërgoni për teste të shpejta30 August 2021
Sot nis gjykimi për tragjedinë në Koçan19 November 2025
Interi nuk ndalet, fiton bindshëm dhe afrohet me titullin kampion17 April 2026