ShowBiz
10 January 2026
A do të ketë konflikt mes Albës dhe Bia Khalifa?

Hyrja e Lim Hotit mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 ka sjellë menjëherë emocione dhe situata të papritura. Prania e tij ka ngjallur reagime të dukshme te Bia Khalifa dhe Alba, duke shtuar dyshimet për raporte të mëparshme mes tyre.

 

Vajzat u shfaqën të habitura nga hyrja e Lim Hotit, ndërsa Alba ishte dukshëm e emocionuar. Në takimin e parë me banorët, Limi e përshëndeti Albën në mënyrë të ftohtë, ndërsa Bian e përqafoi, një veprim që u komentua gjerësisht nga publiku dhe fansat e formatit.

 

Këto sjellje kanë rikthyer diskutimet mbi të kaluarën dhe mundësinë që Bia dhe Alba të kenë pasur një lidhje me të njëjtin person. A do të shndërrohet kjo situatë në tension mes dy vajzave, apo Limi i përket tashmë së shkuarës? Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen raportet brenda shtëpisë.

 



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Ora policore dhe masat të mbeten në fuqi deri më 15 qershor 7 June 2021
Kroacia i dorëzon një dokument shteteve anëtare të Bashkimit Evropian me tetë kushtet për anëtarësimin e Malit të Zi në BE15 October 2026
Covid-19, Shahini: Kanë marrë shërbim psiko-social deri 2000 nxënës28 May 2020