Nga Vendi
12 January 2026
Ndalohet një person në Tetovë, sulmoi dhe ofendoi policët

SPB Tetovë njofton se dje (11.01.2026) në ora 13:00 në rrugën “Boro Vuliq” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria personin Sh.M.(52) nga Tetova.

Siç thonë nga SPB, i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve dhe i ka fyer gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

“Sh.M. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasti ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
Zbulohen 43 emigrantë në rrugën Kumanovë – Shkup18 July 2020
Cilët mërgimtarë çojnë më shumë para?17 June 2021
Shkupi mirëpret Ylli Limanin, Mexhiti: Arti dhe kultura frymëzojnë brezat e rinj17 July 2026