Nga Vendi
13 January 2026
DAP apelon: Afati i fundit për regjistrim në TVSH është 15 janari 2026

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka rikujtuar se të gjithë personat fizikë dhe juridikë që deri në fund të dhjetorit 2025 kanë realizuar qarkullim mbi 2 milionë denarë nga shitja e mallrave apo ofrimi i shërbimeve të tatueshme, janë të obliguar të regjistrohen në sistemin e TVSH-së. Kjo kërkesë përfshin edhe individë që ushtrojnë veprimtari si dhënia me qira e hapësirave afariste, ofrimi i shërbimeve profesionale, mësimi privat, shitja e produkteve bujqësore apo aktivitete të tjera që i nënshtrohen tatimit.

DAP sqaron se nga llogaritja e qarkullimit përjashtohen aktivitetet e liruara nga TVSH, përfshirë qiranë e banesave për qëllime banimi, shërbimet shëndetësore, sigurimet si dhe shërbimet e ofruara ndaj subjekteve të huaja që nuk tatohen me TVSH. Afati i fundit për regjistrim ose çregjistrim nga TVSH është 15 janari 2026, ndërsa autoritetet tatimore paralajmërojnë se çregjistrimi mund të kryhet edhe automatikisht në rast të mosaktivitetit, mosdorëzimit të deklaratave apo shkeljeve të dispozitave tatimore.



Të ndryshme
Më shumë
Në 24 orët e fundit janë bërë 1025 testime dhe janë regjistruar 128 raste të reja të covid-19 në Maqedonin e Veriut27 July 2020
Pfizer: Vaksina është e sigurt edhe te fëmijët e vegjël29 September 2021
Arber Ademi: Në shumë komuna shqiptare po ndodh një referendum i vërtetë19 October 2025