Nga Rajoni
13 January 2026
Vjosa Osmani pret Admiralin amerikan George M. Wikoff: Kosova, partner i përkushtuar për paqe dhe siguri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Admiralin amerikan George M. Wikoff, komandantin e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli. Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidentja Osmani përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Gjatë takimit, Osmani e ka uruar Admiralin Wikoff për detyrën e re, duke ritheksuar mirënjohjen e Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s ndër vite. “E mirëprita sot në takim Admiralin amerikan George M. Wikoff, komandantin e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, të cilin e urova për detyrën e re dhe ritheksova mirënjohjen tonë ndaj NATO-s në këto 26 vite të angazhimit të tyre në Kosovë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë një faktor stabiliteti në rajon, duke nënvizuar se “Kosova mbetet një partner i besueshëm dhe i përkushtuar për siguri dhe paqe”.



Të ndryshme
Më shumë
Deri më tani, nuk ka ankesa në KSHZ për procedurën e votimit dhe rezultatet19 October 2021
LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët30 January 2026
“Ishte ora 2 e natës…”, Gruaja ngrin në vend kur e sheh një dron në dritaren e dhomës së gjumit26 July 2021