Nga Rajoni
15 January 2026
Spiropali nga Kievi: Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën

Elisa Spiropali ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook pamje nga vizita në Kiev, në një kohë kur qyteti vazhdon të përballet me sulme masive ndaj popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike. Në kushtet e një dimri ekstrem dhe mungesës së energjisë, ngrohjes dhe ujit, Spiropali theksoi se Shqipëria qëndron e palëkundur pranë Ukrainës. Gjatë takimit me Andrii Sybiha, ajo rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe për të ardhmen e përbashkët europiane.



Të ndryshme
Më shumë
Afaristët në Maqedoni kërkojnë masa lehtësuese për shkak të rritjes së inflacionit25 October 2021
Sonte shpallet kampionja e Abissnet Superiores: Egnatia, Elbasani apo Vllaznia?31 May 2026
Parandalohen gara ilegale në aksin Tetovë-Shkup30 July 2021