Nga Vendi
16 January 2026
Mickoski nga Kratova: Qeveria do të vazhdojë investimet në projekte me interes për qytetarët

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë projektet që burojnë nga nevojat reale të qytetarëve, duke theksuar se interesi i tyre mbetet prioritet kryesor i ekzekutivit.

Gjatë vizitës në Komunën e Kratovës, Mickoski përgëzoi kryetarin e komunës për punën, të cilën e cilësoi si jashtëzakonisht të suksesshme, ndërsa falënderoi edhe këshilltarët komunalë dhe administratën për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve.

Ai theksoi se prania e tij, e zëvendëskryeministrit, anëtarëve të Qeverisë dhe deputetëve në Kuvend përbën një mesazh të qartë për qytetarët e Kratovës se Qeveria mbetet e përkushtuar në investime që përmirësojnë jetën e përditshme në këtë komunë.

Sipas Mickoskit, disa projekte tashmë po realizohen përmes mjeteve të ridrejtuara nga buxheti qendror drejt komunave, ndërsa ky proces do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.



Të ndryshme
Më shumë
Mexhiti: Kalaja e Shkupit nuk është pronë e politikës/ S’do lejojmë më asnjë ndërtim që nxit përçarje!28 July 2025
Partitë politike në Maqedoni afër arritjes së marrëveshjes për Kodin Zgjedhor23 June 2021
DPHM: Nga nesër deri të hënën mot me shi dhe bubullima25 September 2025