Nga Vendi
19 January 2026
Dorëhiqet zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu

Lulzim Aliu ka dhënë dorëheqje nga detyra e Zëvendësit të Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dorëheqja i është dorëzuar Kryetarit të Qeverisë, z. Hristijan Mickoski.
Në njoftimin e tij publik, Aliu thekson se me këtë vendim po përmbyll një kapitull të punës së tij institucionale, duke falënderuar për besimin dhe mbështetjen që i është dhënë për ushtrimin e kësaj detyre për herë të dytë.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për Partinë Alternativa, kryetarin aktual z. Bekim Sali, si dhe ish-kryetarët z. Afrim Gashi dhe z. Zeqirija Ibrahimi, si edhe për familjen dhe miqtë e tij.

Dorëheqja e Lulzim Aliut vjen në një periudhë zhvillimesh të reja politike.



Të ndryshme
Më shumë
Kocevski: Mbi 300 dëshmitarë të marrë në pyetje për rastin “Pulse”22 May 2025
Ish-çifti shumë i njohur i “Për’puthen” rikthehen bashkë?! Kapen duke shkëmbyer komente romantike! 5 August 2021
MSH për rastin në Vrapçisht: Transportin e kufomave e bëjnë ndërmarrjet, jo Klinika Infektive26 August 2021