Nga Vendi
21 January 2026
LSDM: Shkupi në kolaps, Orce dhe VMRO u befasuan nga dëbora në janar

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) përmes një komunikate ka kritikuar ashpër kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe VMRO-DPMNE-në të cilës sipas kësaj partie opozitare u befasuan nga bora në janar.

“Qyteti është i paralizuar, trafiku është në kaos. Shërbimet nuk funksionojnë, nuk mund të përballojnë këtë pak borë. Tani banorët e Shkupit duhet të presin që bora të shkrihet në rrugë për të lëvizur normalisht, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

“Nuk ka automjete të mjaftueshme për pastrim, por ka 161 tendera për partnerët e Orce dhe VMRO-së. A është ky një “Qytet i Sigurt”? Kjo është arsyeja pse LSDM këmbëngul në një ligj që, si çdo gjë tjetër, nuk do të abuzohet nga VMRO. Ashtu siç abuzohen paratë e qytetarëve, të cilat përfundojnë në xhepat privatë të partnerëve të Mickoskit përmes tenderëve. Siç duket qyteti sot, ashtu do të duket e gjithë Maqedonia , e bllokuar nga të gjithë, për shkak të politikave që ndiqen. Një njollë e zezë në Evropë”, thuhet më tej në reagimin e LSDM-së.



Të ndryshme
Më shumë
Nëse doni të humbni peshë, konsumoni këtë lëng në mëngjes 8 August 2020
Hakerët kanë sulmuar procesin e regjistrimit në Maqedoni15 September 2021
Komisioni Evropian sot publikon raportin për Maqedoninë e Veriut19 October 2021