Nga Vendi
25 January 2026
MPB teston kamerat e trafikut në Kumanovë dhe Tetovë, “Safe City” nis zyrtarisht nga 1 shkurti

Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur sot aktivitetet për testimin, kalibrimin dhe verifikimin e kamerave të trafikut në qytetet Kumanovë dhe Tetovë. Procesi po zhvillohet nga ora 08:00 deri në 20:00 dhe në secilin lokacion zgjat rreth 15–30 minuta, gjatë së cilës komunikacioni pezullohet përkohësisht. MPB u bën thirrje qytetarëve të respektojnë kufizimet dhe të tregojnë durim për mbarëvajtjen e sigurt të aktiviteteve.

 

Ndërkohë, pas miratimit në Kuvend, nga 1 shkurti nis zbatimi i sistemit “Safe City” në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë. Kamerat do të regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut, ndërsa në fazën fillestare pajisjet do të vendosen edhe përgjatë korridoreve 8 dhe 10.



Të ndryshme
Më shumë
Shërohen 31 pacientë nga COVID-19 në Tetovë, mbeten edhe 292 raste aktive13 July 2020
OVL-UÇK reagon ashpër pas dënimit të turpshëm të Hagës16 September 2026
Abdixhiku: Dështimi i negociatave është moment kthese, LDK nis mobilizimin në mërgatë22 April 2026