ShowBiz
25 January 2026
Grida Duma: Viti i kaluar, periudhë qartësie dhe çlirimi emocional

Për herë të parë, Grida Duma ka folur hapur për një fazë të rëndësishme të jetës së saj personale, duke e cilësuar vitin që lamë pas si një periudhë reflektimi, qartësie dhe çlirimi emocional. Në një rrëfim të sinqertë, ajo thekson se ka arritur në një pikë ku lëshimi nuk është më frikë, por zgjedhje e vetëdijshme.

 

“Për herë të parë nuk kam pasur asnjë siklet të lëshoj,” shprehet Duma, duke nënvizuar se jo çdo gjë që mbahet është vlerë dhe jo çdo lëshim përbën humbje. Sipas saj, rritja personale sjell edhe aftësinë për të dalluar se cilat marrëdhënie apo situata të japin peshë pozitive dhe cilat kthehen në barrë emocionale.

 

Ajo thekson se me kalimin e kohës ndryshon edhe mënyra e investimit emocional: “Vjen një pikë ku nuk investon më përtej vetes. Gjërat rrinë ose nuk rrinë vetë,” duke sugjeruar se balanca personale dhe qetësia e brendshme bëhen prioritet mbi çdo lidhje apo rrethanë tjetër.



Të ndryshme
Më shumë
Hoxha fton Mexhitin në takim pas tensioneve dhe publikimeve në media27 April 2026
Rast i rrallë në ditët e sotme: Çifti në Tiranë bëhet me fëmijën e 11-të 6 October 2026
Norvegjia kufizon inteligjencën artificiale në shkolla, ndalon përdorimin për nxënësit e vegjël20 June 2026