Nga Vendi
25 January 2026
Ilir Demiri: Safe City nuk është kundër shqiptarëve, veproj pa presion politik

Deputeti Ilir Demiri ka reaguar publikisht ndaj aludimeve dhe kritikave të fundit në lidhje me emrin e tij, duke theksuar se angazhimi i tij politik është i bazuar në parime morale, përgjegjësi personale dhe shërbim ndaj qytetarëve.

Demiri ka deklaruar se politika për të nuk ka qenë kurrë profesion, por mjet shërbimi, duke rikujtuar se rrugëtimi i tij publik ka nisur nga profesioni i mjekut dhe është udhëhequr nga parimi i shërbimit pa dallim ndaj të gjithë qytetarëve. Ai ka theksuar se këtë parim e ka ndjekur në çdo funksion publik që ka ushtruar, nga drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës dhe ministër i Shëndetësisë, deri në detyrën aktuale si deputet.

Duke iu referuar debatit për projektin “Safe City”, Demiri ka sqaruar se vota e tij nuk ka qenë vendimtare për miratimin e ligjit dhe se mbështetja e tij për këtë projekt lidhet me rritjen e rendit dhe sigurisë publike. Ai ka mohuar kategorikisht çdo presion politik, duke theksuar se vepron si deputet i pavarur.

Në fund, Demiri ka deklaruar se mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të komunitetit shqiptar, duke theksuar se do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi morale dhe ndërgjegje të pastër.



Të ndryshme
Më shumë
Pacolli: Kalova 4 orë me Veselin, Thaçin dhe Selimin, tri shtete kanë dhënë garanci për lirimin me kusht të tyre12 October 2021
Protestat në Tiranë, raportuesi i PE-së për Shqipërinë: Dhuna nuk është zgjidhje, ndaloni përshkallëzimin18 October 2026
Analistët të ndarë për Qeverinë e Përzhinës, debatohet shfuqizimi dhe kufizimi i kompetencave24 April 2026