Nga Vendi
27 January 2026
VLEN: Siguri qytetare me tolerancë, Safe City nuk ndëshkon gabimin minimal!

Ligji për “Safe City” është një nga ligjet më të rëndësishme që janë miratuar në Maqedoninë e Veriut, sepse në thelb të tij ka mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe garantimin e sigurisë në hapësirën publike, thuhet në kumtesën e koalicionit VLEN.

Nga ky koalicion thonë se ligji në fjalë nuk ka të bëjë me kamera apo gjoba, por me krijimin e kushteve që çdo qytetar të lëvizë pa frikë dhe pa rrezik për jetën.

““Safe City” do të thotë rrugë më të sigurta për këmbësorët, për çiklistët, për përdoruesit e trotinetëve elektrikë dhe për personat me invaliditet. Do të thotë që një nënë të ecë me fëmijën e saj pa frikë, që një qytetar të mos humbasë jetën për shkak të pakujdesisë së dikujt tjetër dhe që hapësira publike t’u shërbejë njerëzve, jo kaosit në komunikacion. Ky ligj synon drejtpërdrejt uljen e aksidenteve fatale dhe përmirësimin e sigurisë rrugore, veçanërisht në autostrada, rrugë rajonale dhe bulevarde urbane, ku rreziku është real dhe i përditshëm. “Safe City” është një mjet modern për menaxhimin e sigurisë publike, i cili i përgjigjet sfidave bashkëkohore dhe e afron vendin tonë me standardet evropiane.Sot, qytetet moderne në Evropë përdorin sisteme të integruara të monitorimit dhe reagimit të shpejtë, sepse ato e rrisin sigurinë, e ulin hapësirën për shkelje dhe i bëjnë institucionet më efikase dhe më profesionale. “Safe City” është pikërisht një hap i tillë drejt një shteti që funksionon më mirë për qytetarët e vet. Sa i përket zbatimit të sistemit, theksojmë se tolerancat e kamerave do të jenë identike me ato që tashmë aplikohen nga radarët policorë: tolerancë prej 6 km/h për shpejtësi deri në 100 km/h dhe 8 km/h për shpejtësi mbi 100 km/h. Kjo dëshmon qartë se qëllimi nuk është ndëshkimi, por parandalimi i shkeljeve që rrezikojnë jetën e njerëzve. Toleranca vlen vetëm për kundërvajtje dhe nuk aplikohet në rastet e veprave penale në komunikacion”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga VLEN-i.



Të ndryshme
Më shumë
Autobusët e parë në Tetovë, kreu i këshillit Memeti jep detaje shtesë18 January 2021
Mickoski: Gjyqtarët dhe prokurorët nuk i meritojnë as pagat e tyre aktuale, e lëre më rritjen e tyre23 September 2025
Maqedoni: Propozim-ligji për akademi të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik para Komisionit për Sistem Politik20 September 2021