Nga Vendi
27 January 2026
Punëtorët pa paga, investime pa buxhet: AD Transport dhe infrastruktura hekurudhore në krizë

Punëtorët e AD Transport ende nuk kanë marrë pagën e muajit dhjetor, bëjnë të ditur burime të brendshme, duke ngritur shqetësime serioze për menaxhimin e institucionit. Sipas informatave, përgjegjësia për situatën i atribuohet drejtorit të ndërmarrjes.

Po sipas këtyre burimeve, rrezik ekziston që edhe punëtorët e Drejtorisë së Infrastrukturës Hekurudhore të mbesin pa pjesën e dytë të pagës dhe pagën e muajit të ardhshëm.

Ndërkohë, në publik po promovohen renovime dhe blerje lokomotivash, por burimet theksojnë se bëhet fjalë kryesisht për ndërhyrje minimale, të paraqitura si investime madhore.

Mospërputhja mes realitetit të punëtorëve pa paga dhe diskursit për investime ka nxitur reagime dhe kërkesa për transparencë dhe pagesë të menjëhershme të pagave.



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëri: Dy vëllezër ‘rrihen’ me rripa të pantallonave në emision21 June 2021
E tepruan me bakllava, përfunduan në emergjencë21 July 2021
Bora e parë në Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit 2 October 2025