Nga Rajoni
5 February 2026
Tre lëkundje sizmike brenda pak minutash në Shqipëri, pa pasoja

Shqipëria është përfshirë nga disa lëkundje sizmike të lehta gjatë ditës së enjte. Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC) ka bërë të ditur se tre tërmete janë regjistruar brenda një intervali prej rreth 20 minutash.

Sipas të dhënave zyrtare, tërmetet kishin magnitudë 3.1, 2.3 dhe 2.6 ballë, ndërsa lëkundjet janë shënuar në periudhën 14:55 – 15:15.

 

Autoritetet bëjnë me dije se tërmetet janë vlerësuar si të dobëta dhe nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.



Të ndryshme
Më shumë
Kreditorët e bankës Eurostandard kërkojnë dëmshpërblim nga shteti i Maqedonisë10 September 2020
Gjykata Penale refuzon ankesën, avokati Fehmi Stafa mbetet në paraburgim18 December 2025
8-vjeçarit i mohohet pranimi në dy shkolla për shkak të flokëve të tij të gjata21 July 2021