Nga Vendi
20 July 2020
Garat ilegale në Shkup, konfiskohen tre motoçikleta

Policia gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, respektivisht nga ora 18.00 deri në orën 02.00 pas mesnate ka sanksionuar 12 motoçiklistë pasi të njëjtit kanë organizuar gara ilegale në territorin e Shkupit. MPB njofton se janë konfiskuar përkohësisht tre motoçikleta.

Sipas Ministrisë së Brendshme, aksioni është realizuar nga Sektori për trafik rrugor pranë Byrosë për Siguri Publike në koordinim me repartin për siguri të rrugëve pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup.



Të ndryshme
Më shumë
Sela nga Nerova: Fëmijët meritojnë shkollë me dinjitet – çështja do të ngritet në Kuvend dhe para faktorit ndërkombëtar20 May 2025
Xhaferi në spital, e vizitojnë Osmani dhe Jakupi28 July 2020
Nesër shpallje për subvencionim të një pjese të shpenzimeve për instalim të pajisjeve ekologjike në automjete 7 June 2021