Nga Vendi
6 February 2026
Revokohen 18 licenca të prodhuesve të marihuanës mjekësore

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, deklaroi se nga gjithsej 60 leje të dhëna për kompanitë që merren me prodhimin e marihuanës mjekësore, 18 prej tyre janë marrë për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale ligjore. Duke komentuar aksionin e Policisë në Shkup dhe Strumicë, ku u sekuestruan sasi të mëdha marihuane, Aliu theksoi se Ministria e Shëndetësisë nuk ka kompetencë për mënyrën se si droga ka dalë jashtë objekteve të prodhimit. Sipas tij, kjo çështje është në përgjegjësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa MSH kryen kontroll të rregullt përmes inspektorateve dhe raporteve periodike të parashikuara me ligj.



Të ndryshme
Më shumë
Horror në një kopsht zoologjik në Yorkshire, vdes një person pasi u sulmua nga tigri11 October 2026
Maqedoni, do të vendosen teste për coronavirus në shkolla24 September 2021
Biznesmenit në Shqipëri ia presin gishtin dhe ia marrin 100 mijë euro25 October 2021