ShowBiz
6 February 2026
Luiz Ejlli rikthehet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, Prime-i i së shtunës premton emocione të forta

Surprizat në Big Brother VIP 5 nuk kanë të ndalur. Prime-i i kësaj të shtune pritet të sjellë emocione të forta për banorët dhe publikun, pasi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të rikthehet fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli.

 

Hyrja e Luizit në shtëpi pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikat e lojës dhe të sjellë reagime të forta nga banorët, duke ndezur edhe më shumë atmosferën e këtij edicioni. Rikthimi i tij shihet si një moment kulmor i spektaklit, që do të mbajë publikun të mbërthyer para ekranit.

 

Për më shumë detaje dhe surpriza, ndiqni Big Brother VIP 5, të shtunën në ora 21:00, me Ledion Liçon, në Top Channel.



Të ndryshme
Më shumë
Aksident i trefishtë në Llogara (FOTO)31 August 2020
Kuvendi rrëzoi amendamentet e Frontit Evropian në lidhje me ndryshimet në Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve 9 May 2025
Carovska thotë se bojkoti nuk është në interes të nxënësve 6 September 2021