Nga Vendi
7 February 2026
21 makina të konfiskuara në 5 ditët e para të sistemit Safe City

Në vetëm pesë ditët e para nga hyrja në funksion e sistemit Safe City dhe ndryshimeve ligjore në Kodin Penal, policia ka konfiskuar 21 automjete në të gjithë territorin e shtetit.

 

Sipas policisë, konfiskimi i makinave bëhet me udhëzim të prokurorit publik, ndërsa vendimin përfundimtar e merr gjykata, duke marrë parasysh rrethanat konkrete të çdo rasti.

 

Konfiskimi aplikohet për shkelje serioze të trafikut, përfshirë: drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, nën ndikim të drogës, pa patentë dhe për tejkalim ekstrem të shpejtësisë.

 

“Në periudhën nga 1 deri më 5 shkurt, sipas udhëzimeve të prokurorit publik, janë konfiskuar 21 makina. Procedura e mëtejshme është në kompetencë të prokurorisë dhe gjykatës,” tha Goce Andreevski, zëdhënës i MPB-së.

 

Konfiskimi i automjeteve është parashikuar nga neni 300-b i Kodit Penal, i cili specifikon rrethanat në të cilat mund të konfiskohet mjeti, duke përfshirë tejkalimin ekstrem të shpejtësisë dhe drejtimin nga persona pa të drejtë për të vozitur.

 

Gjykata ka rolin kryesor në këtë procedurë, pasi konfiskimi nuk është dënim automatik, por masë që vendoset mbi baza të rrethanave konkrete.



Të ndryshme
Më shumë
BDI denoncon: 14 punësime të reja në Arkivin Shtetëror – asnjë shqiptar mes tyre16 May 2025
Spasovski: Sot 4.471 policëve do t’u paguhen pagat bonus16 June 2021
Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni 3 August 2021