Nga Rajoni
9 February 2026
Nisin deklaratat përmbyllëse në Hagë për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, të hënën fillojnë deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Të katërtit akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat i kanë hedhur poshtë duke u deklaruar të pafajshëm. Sipas aktakuzës, krimet e pretenduara janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të po atij viti, në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

Pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse, çështja do t’i kalojë trupit gjykues. Gjykatësit kanë afat prej tre muajsh për të marrë vendim, me mundësi zgjatjeje të këtij afati nëse vlerësohet e nevojshme.



Të ndryshme
Më shumë
Emina Çunmulaj dërgohet në spital, çfarë i ndodhi modeles?10 January 2024
Me veshje unike Xhensila mahnit me linjat trupore13 September 2021
Berisha: Basha, kryeministër në 2021. Ja këshilla ime për opozitën23 June 2020