Nga Rajoni
9 February 2026
KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve pas rinumërimit dhe hetimeve për manipulim votash

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë do të mblidhet të hënën në orën 18:00 për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, njoftoi zëdhënësi Valmir Elezi.

Certifikimi vjen pas përfundimit të afateve për ankesa nga partitë dhe kandidatët, pas rinumërimit të plotë të votave të rregullta për shkak të disa mospërputhjeve në votat e kandidatëve për deputetë. Votat për partitë nuk janë prekur.

Dhjetëra persona janë dërguar në paraburgim dhe qindra të tjerë janë intervistuar nën dyshimet për manipulim votash. Prokuroria e Shtetit paralajmëron se hetimet mund të përfshijnë edhe vetë kandidatët për deputetë, ndërsa proceset gjyqësore pritet të vazhdojnë.



Të ndryshme
Më shumë
A është martuar Shkëndije Mujaj me një hoxhë?14 March 2022
Rikthehet flamuri kuqezi në majën e Korabit, largohet ai maqedonas 4 October 2026
Linda Halimi do t’i nënshtrohet për herë të parë një ndërhyrjeje në trupin e saj19 August 2021